Berisha: Presidenti Rugova, burri mendjendritur i kombit tonë

0
23
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ja postimi i plotë:

Një nderim për presidentin Rugova!

Te dashur miq, 13 vite më parë, më 21 janar të vitit 2006 mbylli sytë përgjithmonë arkitekti i Kosovës së lirë dhe të pavarur, themeluesi i shtetit të saj, burri mendjendritur i kombit tonë, Gandi i Ballkanit dhe Europës, miku im i paharruar, Presidenti Ibrahim Rugova.

Presidenti Ibrahim Rugova në kushtet e terrorit me të zi dhe pushtimit më të egër, aparteidit dhe segregacionit ekstrem, me një guxim epik dhe vizion ndriçues, drite, themeloi shtetin dhe pushtetin paralel të shqiptarëve, qytetarëve më të shtypur të Europës. Gjeni i mendimit atdhetar shqiptar dhe qëndresës paqësore legjendare, Presidenti Rugova do të përfaqësonte çështjen e drejtë të qytetarëve të Kosovës dhe do të vendoste atë në agjendën e kancelarive të mëdha perëndimore. Ai me vendosmëri do të udhëhiqte popullin e Kosovës drejt lirisë dhe pavarësisë. Së bashku me luftën, gjakun, sakrificën e komandantit legjendar Adem Jashari dhe mijëra e mijëra luftëtarëve dhe të rendeve për liri si dhe ofensivën e fuqishme të NATO-s kundër kasapit të Ballkanit, Presidenti Rugova do të bënte realitet Kosovën e lirë dhe të pavarur.

Sot pas 13 viteve, kur argatët e Beogradit në Prishtinë dhe Tiranë, për hir të Serbisë së Madhe duan të çbëjnë projektin e tij gjenial, shpirti i Presidentit Rugova fton çdo shqiptar të vërtetë të ngrihen fuqishëm në mbrojtje të sovranitetit, integritetit territorial, lirisë dhe pavarësisë së Kosovës dhe të fshijnë nga faqja e dheut në Tiranë dhe Prishtinë pushtetin e argatëve të Beogradit dhe t’ju rezervojnë atyre fundin që meritojnë, koshin e plehrave të tradhtarëve të kombit tonë. sb

 

Zjarr Tv Ad