Partia Demokratike ka reaguar pas takimit të sotëm të ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili prezantoi kandidatin për Bashkinë e Shkodrës, Bardh Spahia.
PD shkruan se kandidatët e “Shtëpisë së Ilirit” kanë vetëm një mision, që të bëhen mburojë e “non gratës” dhe të dëmtojnë Partinë Demokratike, për hallet dhe interesat e tyre.
REAGIMI I PD:
Aleanca e non gratave u shfaq edhe në Shkodër. Asnjë fjalë për Tom Doshin, vrerë e mllef ndaj demokratëve të ndershëm që qëndrojnë sot kryelartë para çdo shkodrani e shqiptari, që as nuk kanë abuzuar me pushtetin e tyre dhe as nuk i kanë mashtruar si ata që rrethojnë non gratën. Mashtrimet nuk e shpëtojnë dot.
Kandidatët e “Shtëpisë së Ilirit” kanë vetëm një mision, të bëhen mburojë e non grates dhe të dëmtojnë Partinë Demokratike, për hallet dhe interesat e tyre. Demokratët e ndershëm shkodranë nuk mund të pranojnë të poshtërohen me kandidatë të LSI-së, që t’i përdorin më pas për pazarin e radhës me Edi Ramën, siç bëri në 2013-ën.
Demokratet nuk do të kthehen kurrë në shërbëtorë të aleancës së non gratave. Ata dhe çdo shqiptarë e di se çdo votë për Berishën dhe Metën mban Ramën, çdo votë për Ramën mban Berishën dhe Metën.