Berisha prezanton kandidatët për 6 bashki: Do bëjmë gjithçka që të fitojnë

0
36
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri Sali Berisha ka prezantuar sot gjashtë kandidatët e dalë nga primaret e organizuara nga Komisioni i Rithemelimit të PD-së, për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.

Berisha ka vlerësuar procesin e primareve, ndërsa ka thënë se do të bëjë gjithçka në mbështetje të tyre, që në 6 mars të shpallen qytetarët e parë në këto qytete.

“Falenderoj kandidatët që janë sot këtu para jush, për punën e tyre të shkëlqyer. Do të bëjmë gjithçka në mbështetje të tyre, që ata në datën 6 mars të jenë qytetarë të parë të bashkive në të cilat garojnë. Dua të falenderoj të gjithë ekipin, komisionin e rithemelimit, komisionin e procedurave zgjedhore”, u shpreh Berisha.

Kandidatët e Berishës janë:

Dibër – Premtim Kryemadhi

Durrës – Ardian Muka

Vorë – Lulzim Vrana

Rogozhinë – Hekuran Xhani

Lushnjë – Elton Bano

Shkodër – Bardh Spahia

Zjarr Tv Ad