Berisha: Proçesi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë ndaloi pasi Rama u bë kryeministër

0
33
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar situatën politike që ka përfshirë veriun e Kosovës dhe ndërhyrjen anti-kombëtare që Rama ka bërë në interes të Vuçiç.

Berisha nga A2CNN është shprehur se projekt drafti i Ramës është një ide e propozuar nga Beogradi dhe ka për qëllim ndarjen dhe shkëmbimin e territoreve të Kosovës.

“Dua të theksoj si akt kjo përbën ndërhyrjen më brutale që një vend mund të bëjë në punët e një vendi tjetër, së dyti të gjitha dokumentat në të cilat është implikuar direkt Edi Rama kanë pasur si origjinë vetëm Begoradin.

Unë do ti rikujtoj shqiptarëve një moment ë në vitin 2013 ecuria e procesit të negociatave në Bruksel midis Kosovës dhe Beogradit ka qenë normal dhe gjithçka ka ndryshuar me ardhjen e Ramës në pushtet.

Një personalitet i shquar i Kosovës deklaroi se Hashim Thaçin në Hage e ka çuar Rama në kuptimin që ishte kryeministri unë që i diktoi atij projektin e shkëmbimit të territoreve në Kosovë. Rama këtë ide së bashku me Thaçin dhe udhëheqjen politike të Kosovës e kemi pasur kundërshtuar në mënyrë të prerë dhe keemi pasur mbështetjen e plotë të ndërkombëtarëve sepse ishte një ide e Serbisë së madhe. Këtë ide Rama e bëri flamur dhe e dërgoi ën kancelaritë më të mëdha të botës por kjo hasi mbështetje dhe kundërshti jashtëzakonisht të forta. Enver Hasani ish kryetari i Gjykatë Kushtetuese të Kosovës deklaroi se projekti që Rama ka prezantuar dhe ndarja e ndryshimit të kufijve ishte i Fondacionit të shoqërisë së hapur të Beogradit.

Si vasal i Vuçiç ishte dhe propozimi i Ramës për asociacionin në veriun e Kosovës dhe për definicion nuk mund të paraqesë asnjë projekt në interes të palës kundërshtare. Ai takoi dy ditë me radhe presidentin serb në Varshavë dhe nuk takoi Kurtin.”

Zjarr Tv Ad