Berisha protestë ditën e Samitit të BE-së në Tiranë, ministri Çuçi: Kërkon të turpërojë Shqipërinë, vepron si të ishte Konsull i Putinit!

0
50
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka reaguar pas deklaratës së Sali Berishës për protestë më 6 dhjetor, ditën kur në Tiranë do të vijnë drejtuesit e lartë të shteteve anëtare të Bashkimit Europian për të diskutuar mbi integrimin e Ballkanit Perëndimor.

Në një postim në Facebook, Çuçi thotë se “vetëm një antishqiptar si Sali Berisha, që i do të keqen këtij vendi, kërkon të turpërojë Shqipërinë.” Sipas tij edhe deputetët e opozitës do ta braktisin Berishën në këtë ditë.

“Vetëm një antishqiptar si Sali Berisha, që i do të keqen këtij vendi nga dëshpërimi i non gratës dhe i rublave ruse që i dolën sheshit, kërkon të turpërojë Shqipërinë më 6 dhjetor, ditën kur Tirana mirëpret për herë të parë Samitin e Bashkimit Europian me vendet e Ballkanit Perëndimor. Në grahmat e fundit politike të tij, ky njeri nuk le rast pa tentuar për t’i bërë një tjetër të zezë Shqipërisë, fiks si të ishte një Konsull famëkeq i Vladimir Putinit.

Jam i bindur se edhe mbështetësit e Partisë Demokratike, të cilët mund të kenë shumë arsye për të qenë opozitarë me qeverinë, do ta braktisin Sali Berishën në aktin e tij të radhës për t’i lënë Shqipërisë një tjetër damkë turpi në sytë e gjithë botës. Sigurisht që Tirana atë ditë do jetë kryeqyteti më i sigurt, më miqësor dhe më mikpritës i Europës.”, shkruan ministri Çuçi.

Zjarr Tv Ad