Berisha publikon videon, për Tauland Ballën: Betoheshe se ishte montazh

0
107
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ka vijuar edhe më tej lufta politike midis Ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kryetarit të grupit parlamentarë të PStauland Balla. Siç kishte paralajmëruar dhe më parë dhe më parë ish-kryeministrit ka postuar një video të shkurtër ku sipas tij ndodhet Balla dhe i akuzuari si ‘bos kokaine’ Maks Beco.

“Ja Taulant Bego/Jaris që betohej dje se është e montuar foto e tij me bossin e kokainës, Maksi Beço të arrestuar në vitin 2015 nga policia për kokainë!


Ndersa kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla i është përgjigjur ‘flakë për flakë’ ish-kryeministrit Sali Berisha.

Kësaj radhe ka qenë Tauland Balla që publikon disa foto të kreut të PD-së Lulzim Basha, siç thotë ai me një të arrestuar për drogë. Balla e quan ‘birin’ e Berishës kreun e PD. Por në foto shfaqet dhe vetë ish-kryeministri Berisha dhe përfaqësues të tjerë të PD-së.

“Luftë politike me fotografi? Sali mblidh ‘tët bir’ Lulin se sa më sollën njerëzit e tu në PD disa fotografi më një të arrestuar për drogë. Sqarohuni vetë me njëri-tjetrin, se të merresh me ty është si ti thush Ver Llapës mos pengo makinat tek Rruga e Kavajës😂😂😂.”, shkruan socialisti Balla.

 

Zjarr Tv Ad