Berisha publikon videon, “Rama shoqëron Balilin drejt burgut”

0
47
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Klement Balili, një nga emrat më të lakuar të botës së krimit, u dorëzua  pranë autoriteteve policore shqiptare, duke përfunduar kështu në pranga pas më shumë se dy vitesh, përgjatë së cilave i ishte fshehur drejtësisë.

Por arrestimi i tij është shoqëruar me sulme dhe kundërsulme nga politika shqiptare, përfshirë të majtën dhe të djathtën. Ish-kryeministri Berisha ka publikuar një video-montazh, i cili sipas tij tregon me momentin e arrestimit të “Eskobarit të Ballkanit” të martën e kaluar.

Përmes një postimi në “Facebook”, Berisha tregon me ironi arrestimin e Balilit teksa në material shfaqet kryeministri Edi Rama, i cili e shoqëron atë drejt qelisë së burgut.

“Çaste interesante të arrestimit të Eskobarit nga vet Ediskobari!Ndiqni videomontazhin. Sb”, shkruan Sali Berisha.

sb

Çaste interesante te arrestimit te Eskobarit nga vet Ediskobari!Ndiqni videomontazhin. sb

Gepostet von Sali Berisha am Sonntag, 20. Januar 2019

Zjarr Tv Ad