Berisha “pushton” foltoren, Felaj i kthehet: Lironi vendin, ç’është kjo mani për të zënë…

0
86
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri Sali Berisha është “përplasur” sot me nënkryetaren e Kuvendit, Ermonela Felaj, pasi kërkoi fjalën për procedurë, duke bllokuar foltoren. Felaj i kërkoi që të lironte foltoren dhe të kthehej në karrigen e tij, ndëra Berisha nuk iu bind thirrjes së saj.

Debati në Kuvend:

Sali Berisha: Kreu i juaj duhet të jetë këtu e t’u thotë qytetarëve se …(flet pa mikrofon)

Ermonela Felaj: Jeni pa mikrofon dhe keni zënë foltoren. Do keni fjalën se jeni regjistruar në listën e diskutantëve dhe thojini këto kur të keni radhën, mos kërkoni fjalën për procedurë. Ju lutem uluni, kthehuni në vendin tuaj!

Sali Berisha: Ju thoni shqiptarëve mos i lani rrobat me 90 gradë.

Ermonela Felaj: Kthehuni në vendin tuaj, zënia foltores është në shkelje të ligjit. Çfarë është kjo mani për të pushtuar foltoren, uluni. Mos i fyeni njerëzit në parlament, kur të vijë radha për të folur, flisni!

Zjarr Tv Ad