Berisha-qytetarëve: Të bëhemi gati për betejën finale me këta hajdutë

0
69
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari demokrat, Sali Berisha, deklaroi sot në një konferencë për shtyp, se Arben Ahmetaj u largua nga qeveria për të mbuluar mega-aferën e Edi Ramës me djegësat.

Disa herë, Berisha përmendi protestën, teksa rreshtoi personat përgjegjës për mega-aferën e inceneratorëve.

Fillimisht ai e përmendi protestën, kur iu drejtua Erion Veliajt. Ai tha se Veliaj do përballet me protesën më të madhe që ka njohur vendi.

“Erion Veliaj, bëhu gati se do përballesh me të gjithë forcën e protestës më të fuqishme që ka njohur Shqipëria, shumë shpejt. Mund ta trysnosh SPAK-un, por uraganin gjigant të protestës shqiptare prite se po të vjen,” tha ai.

Ndërkohë në fund të konferencës, Berisha u bëri thirrje qytetarëve duke folur për betejën finale.

“Unë u bëj thirrje qytetarëve shqiptarë, pensionistëve, të rinjve, punonjësve, të përgatitemi për një betejë përfundimtare më këta hajdutë që nuk kanë moral tjetër përveç vjedhjes, cinizmit dhe përçmimit ndaj jush, tha ai.

Zjarr Tv Ad