Berisha: Rama armiku më i madh i shqiptarëve pas Enver Hoxhës! Shkelmoi edhe votën e socialistëve

0
98
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka zhvilluar një takim me qytetarë dhe ekspertë në Fier për reformën territoriale. Berisha theksoi fillimisht se jemi në një situatë emergjence që na dikton një veprimtari shumëplanëshe.

Kreu i selisë blu deklaroi se Edi Rama është armiku më i madh i lirisë së shqiptarëve pas diktatorit Enver Hoxha.

“Duhet të përballemi me armikun më të keq të lirisë së shqiptarëve pas Enver Hoxhës deri sot, që është Edi Rama. Të shpallësh një kundërshtar armik nuk është e përshtatshme, por një kundërshtar që shkelmon dhe dhunon votën e qytetarëve, që ju heq anëtarëve të partisë së tij të drejtën e votës, dhe krijon një parti që nuk voton, e cila në të gjitha variantet s’mund të jetë kurrë demokratike.

Mund të jetë ekstremiste e majtë, mund të jetë naziste apo fashiste, por vetëm parti e një harku kushtetues demokratik nuk mund të jetë.

Këtu e ka sjellë Edi Rama shoqërinë shqiptare. Ai nuk është më pak armik i demokratëve se sa është i vetë socialistëve që besojnë në lirinë, votën dhe rregullat e demokracisë.”-tha Berisha.

Zjarr Tv Ad