Ish-kryeministri Berisha duke folur nga Dibra ka komentuar zhvillimet në veri të Kosovës dhe qëndrimit të kryeministrit me Serbinë.
Berisha theksoi se Rama dhe Vuçiç janë dy njerëzit që kanë kërcënuar me luftë në Kosovë.
Por sipas tij, ishte NATO që i frenoi. Ai vuri në dukje se qeveria e kryeministrit Rama është bërë vasale e Beogradit. Ndërsa ngriti edhe shqetësimin për ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës, duke theksuar se ai rrezikon zhdukjen e Dibrës.
“Je ti dhe ai që keni kërcënuar për luftë në Kosovë derisa mori kartonin e kuq nga NATO. Derisa NATO i tha aty është kufiri ynë. Tha ndonjë fjalë ky vëllai ynë në Tiranë. U ndala këtu sepse përveç vitit 45’, Shqipëria është vasale e Beogradit. Dhe të vjen turp kur dëgjon që qeveria jote bëhet vasale e Beogradit. Kanë ardhur miqtë e Kadrirovit në Mitrovicë. I mblodhi gjeneralët e tij dhe ata i thanë se për 4 orë e kemi NATO-n mbi kokë po lëvizën. Dibra ka një rrezik tjetër dhe dua ta diskutoj me ju. Dibra ka rrezikun real të zhdukjes nga diga e Skavicës”, u shpreh Berisha.