Teksa iu rikthye incidentit në Kuvend me Enkelejd Alibeajn, Sali Berisha tha se deputeti demokrat u keqpërdor nga socialistët. Sipas Berishës, fjala për replikë i takonte atij,pro frika e Edi Ramës shkaktoi edhe momentet e tensioni.
Ish-kryeministri u zotua se Edi Ramën e mund dhe i pajetë, ndërsa komentoi edhe qëndrimin e kryeministrit, që sipas tij ishte zverdhur në fytyrë kur e kishte përballë.
Berisha:
E njëjta situatë me Alibeajn ishte shkaktuar dhe një muaj më parë, unë e kalova dhe thashë që çdo njeri ka sedër, ka dinjitetin e tij, replika është replikë, kryetarja e parlamentit duhet të drejtojë me rregullore parlamentin, jam përpjekur që ta kursej pasi është zonjë.
Por nëse ajo vazhdon që të bëhej pjesë e kurtheve banale në Kuvend, do të marrë përgjigjen e merituar. Ajo e di që diskutanti e merr fjalën pasi të përgjigjen personat që kanë të drejtën e replikës. Parlamenti duhet të drejtohet duke respektuar rregulloren.
Merrni dhe shihni kur doli, mehit i bërë, një ngjyrë limoni i kishte rënë në fytyrë, i dridhej zëri, e fliste sikur kishte dalë nga shtëpia e të pajetëve. Unë kundërshatar e kam, uroj që të gjej kurajo, pasi e ka kapur një panik i vërtetë, demokratët do ta mundin atë, jo për së gjalli,por edhe për së vdekuri unë e mund atë. Ai ka trashëgiminë më negative që mund të ketë njeriu.