Lideri historik i PD, Sali Berisha ftoi Edi Ramën në debat televiziv.
Në A Show me Adi Krastën në Syri Tv, Berisha tha se e fton Ramën dhe po të dojë ai le të marrë edhe Lulzim Bashën.
Berisha theksoi më tej se Edi Rama është i papërshtatshëm psikologjikisht për detyrën e kryeministrit.
“Ramën e ftoj në debat, të marrë edhe Lul Bashën po të dojë. Thotë ai ky është 77 vjeç, le të vijë dhe të bëjmë një debat i cili do të vlerësohet në çdo aspekt. Ai nuk guxon të përballet me mua. Debatin unë e bëj për qytetarët. Ai është viskoz si një 90-vjeçar. Viskoziteti i tij është i frikshëm. Proceset e tij trunore knë një ngadalësi në momente të caktuara janë aq të mëdha, a e ka nga droga, apo ndonjë gjë tjetër.
Ai në shumë drejtime nuk është psikologjikisht i përshtatshëm për atë detyrë”, u shpreh Berisha.