Berisha- Ramës: Nuk mbulohet tradhëtia kombëtare me vargje të Kuranit

0
27

Ish- kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas një statusi të Edi Ramës i cili ka publikuar sure nga Kurani. Në statusin e tij në Fb, Berisha thotë se Rama nuk mund të mbulojë dot tradhëtinë kombëtare që i bëri Haradinajt me padinë për shpifje duke publikuar vargje nga Kurani. Ai e paralelizon këtë gjë me terroristët, për të cilët thotë se janë vra rë me Kuran në gji duke menduar se mund t’i mbrojnë krimet e tyre monstruoze.

POSTIMI I SALI BERISHËS

Nuk mbulohet tradhetia kombetare me sure dhe vargje te Kuranit o kryetradhetar i kombit.

Miq, sot per te mbuluar aktin e larte te tradhetise kombetare thiken e tmerrshme qe i futi pas shpine Kosoves dhe kombit ka perdhosur edhe Kuranin duke vendosur ne Facebook vargjet e tij! sb

“O ju qe keni besuar nëse ndonjë i pandërgjegjshëm u ka sjell një lajm, ju shqyrtojeni mirë, ashtu që të mos e godisni ndokënd pa e ditur realitetin, e pastaj të pendoheni për atë që keni bërë”, shkruhet në këto fjalë të zgjedhura.

ps: Edhe terroristet qe kryejne kri me monstruoze kur jane vra re jane gjetur me Kurane ne gji duke menduar se mund ti mbroje nga kri met e tyre.