Berisha-Ramës: Tani i ke 79 deputetë, nga Jugu në Veri mijëra tonelata drogë presin që të shiten

0
1254
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-Kryeministri Sali Berisha, ka mbajtur fjalën e tij, në nisje të sesionit të ri parlamentar.

Berisha, mes dozave të ironisë, tha se Rama tashmë ka një mazhorancë me 79 deputetë duke përfshirë këtu dhe deputetët e shitur të opozitës.

Berisha tha se fjalimi i Ramës, ishte ndryshe nga 4 vite më parë, pasi Rama është kryetari i një shumice të blerë, një shumice droge, e cila e ka humbur betejën morale para qytetarëve.

Berisha bëri një deklaratë të fortë, dhe tha se sipas informacioneve të tij, nga jugu në veri, mijëra tonelata droge pritet të shiten.

Pjesë nga fjala e Berishës në Parlament:

Në ligjet dhe kushtetutën e vendit kjo seancë mblidhet për raportin për programin e qeverisë për 4 vitet që vijnë, mazhorancë kjo e dalë me 74 deputetë e transformuar në rrugë e sipër me 78-79 deputetë.

Gjer këtu jemi në një rrugë të ligjshme, mirëpo cilido që vëren fytyrat e këtyre deputetëve vëren se ka zi në fytyrat e tyre. Edi Rama, mbajti një fjalim, të ndryshëm nga ai i 4-viteve më parë të diktuar nga një panik i madh.

Në atë kushtetutën morale vini si një pseudomazhorancë e vërtetë, në atë kushtetutë morale, ju jeni të ndëshkuar. 2.4 milionë shqiptarë dhe sa përfaqësojnë të tjerë, ju përbuzën, ju përçmuan, ju ndëshkuan.

 Mund të shtoni? Po ju ku ishit?

E vërtetë, dhe ne kemi përgjegjësitë tona.

Por një proces të besueshëm e bën qeveria. Nga koha e Enver Hoxhës, ti je i dyti pas Mehmet Shehut, në panik.

Ndaj vrapoje si sheiku në shkretërirë nëpër dëgjesa publike.  Por kur kërcen nga sevdaja është problem madhor.

Shpikët mekanizmin e spiunimit të deputetëve.

 E fyen gënjeshtrën ta quash Edi Ramën gënjeshtar. Filozofia jote filozofia e drogës, përdorues droge, hajde të bëjmë bashkë testin e drogës. E fillove në 2008-ën me zonjën Bako. Bëre festë se e lirove, ishte mesazhi i drogës që po i dërgoje shqiptarëve. Erdhe në pushtet, e mbushe Shqipërinë me drogë.

Në vitet ’60, këtu ka qenë mbushur me drogë. Na nxirrnin në arë të mbillnim lulëkuqen e kanabisit. U kthyem te droga. U mboll në mënyrë të paimagjinueshme.

Pasi ka gënjyer ky zotëria, nga Priska deri në Kala të Dodës, mijëra, mijëra tonelata drogë po presin të shiten. Nuk e kanë shitur, ndaj nuk mbollën më shumë se vjet, ua them unë.

Ti arrestove ata që s’kishin njerëz të paguanin dritat, s’ke arrestuar as 5 vetë që trafikun drogën. Shumica jote është shumicë droge.”

Zjarr Tv Ad