Berisha reagon për detin, i përgjigjet Bushati

0
300
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se me marrëveshjen midis Shqipërisë dhe Greqisë për detin, shteti helen i falen fusha të tëra me naftë dhe gaz në detin jon, duke zgjeruar hapësirën detare greke nga 6 milje në 12 milje. Berisha thotë se qeveria e tij refuzoi të bënte pazar me Greqinë për një çështje të tillë, duke respektuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe se me palën greke në marrëveshje ishte përdorur parimi i baraslargësisë. Pas largimit nga pushteti, pala greke e pa se kishte te bënte tani me nje karagjoz dhe nje karabush, përkatësisht neobllokmenet; piktorin dështak Edvin Kristaq Rama dhe Ditzi Bushatin, te cilet per shkak te veprimeve te tyre te papjekura nuk i përfilli për katër vite as per hosh as per balosh dhe arriti t’u diktoje se fundi marrëveshjen aktuale te detit duke marre per vete gjithcka deshi, si fushat gjigante te gazit dhe naftes, me te medhate ne Jon dhe Mesdhe, te zgjeroje nga 6 milje ne 12 milje kufirin e ujrave territoriale me Shqipërinë duk u lënë ne dore si shperblim piktorit deshtak dhe Ditziut, nje letër te vdekur, atavizem te turpshme per te gjitha qeverite greke, ligjin e luftës me Shqipërinë. Në një reagim, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati thotë se ish-kryeministri është i “tërbuar” për marrëveshjen e 2009-s, duke i kujtuar: “shih hallet me drejtësinë e re”. Sali! Ti e kupton më mirë nga të tjerët se ç’faqe e zezë do duket marrëveshja jote e detit së shpejti, ndaj je tërbuar! S’ke ç’i bën, shih hallet me drejtesinë e re.

Zjarr Tv Ad