Berisha reagon për situatën e tensionuar në veri të Kosovës: Putini i vogël kërkon të hapë konflikt të ri në rajon

0
25
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me situatën e tensionuar në veri të Kosovës, ndërsa bën fajtor Serbinë dhe Presidentin Vuçiç.

Me anë të një postimi në Facebook, Berisha e quan Vuçiçin një Putin të vogël që kërkon të hapë konflikt të ri në rajon. Sipas tij veprimet e Presidentit serb janë të koordinuara me kreun e Kremlinit, Vladimir Putin.

Ish-kryeministri Berisha i bën thirrje NATO-s dhe Bashkimit Europian të ndërhyjnë me urgjencë për bllokimin e skenarit të Beogradit, të mbështetur nga Rusia, të një konflikti të rrezikshëm në rajon.

“Ndërkohë në terren bandat e armatosura kriminale serbe dhe mercenarët e Ëagnerit, shtojnë barrikadat, hedhin granata dhe shkrehin breshëri kundër gazetarëve, rrëmbejnë qytetarë serb por edhe shqiptarë”, shkruan ndër të tjera Berisha.

Reagimi i Sali Berishës

Putini i vogël kërkon të hapë konflikt të ri në rajon.

Të dashur miq,

Presidenti i serbomadhisë, Aleksandër Vuçiç, ka përqëndruar trupa të shumtë ushtarake dhe policore në kufi me Kosovën, i ka vendosur ato si asnjëherë më parë në gjendje gadishmërie luftarake të shkallës më të lartë dhe çdo tre orë trillon vetë lajme të rreme mbi incidente dhe zhvillime të pandodhura në veri të Kosovës me qëllim që të mund t’i përdorë ato si pretekst për të nisur një luftë në veri të Kosovës. Ndërkohë në terren bandat e armatosura kriminale serbe dhe mercenarët e Ëagnerit, shtojnë barrikadat, hedhin granata dhe shkrehin breshëri kundër gazetarëve, rrëmbejnë qytetarë serb por edhe shqiptarë.

Duke shprehur mbështetjen e plotë të Partisë Demokratike për Kosovën dhe autoritetet dhe popullin e saj, dënoj me forcën më të madhe veprimet luftënxitëse të “Putinit të vogël” të Beogradit, që janë të koordinuara me “Putinin e madh” të Kremlinit, si akte që kanë për qëllim sabotimin, pa u shtruar për negociata të planit Franko – Gjerman për marrëveshjen Prishtinë-Beograd, duke hapur një konflikti të ri në rajon.

I bëj thirrje Aleancës së Atllantikut të Veriut dhe Bashkimit Europian të ndërhyjnë me urgjencë për bllokimin e skenarit të Beogradit, të mbështetur nga Rusia, të një konflikti të rrezikshëm në rajon.

Zjarr Tv Ad