Berisha: Rruga e Lal Plehut që shtrohet e shkatërrohet, vidh e vidh…

0
15
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Qytetarët të lodhur e të stresuar nga pluhuri dhe rrëmuja e ndërtimeve në Tiranë kanë ngritur zërin sot për një gropë të stërmadhe ujërash të zeza që është rihapur sërish për të disatën herë në të njëjtën rrugë në Laprakë, të cilën kryebashkiaku Erion Veliaj e kishte përuruar.

Ish-kryeministri Berisha, që e ka marrë denoncimin e tyre, në mesazhin e mëposhtëm demaskon pikërisht kryebashkiakun e Tiranës dhe propagandën e tij që tenton t’u hedhë hi syve të njerëzve: “Rruga e Lal Plehut, që shtrohet dhe shkatërrohet çdo 5 ditë! Vidh e vidh nuk ka të sosur! Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital,” fton Berisha.

Doktor, përshëndetje.

Jemi tek rruga “Azem Galica” në Laprakë.

Para 4 vitesh Lal Plehu i preu shiritin për inaugurim. Gjatë kësaj kohe është prishur edhe disa herë të tjera, sepse nuk kishin bërë kanalizime.

Përsëri para 1 muaj e gjysmë u shkatërrua totalisht nga kjo firmë që shikoni këtu në foto(që s’ka nevojë shumë për komente se e kujt është) dhe në të u vendos një tub i madh i ujit të pijshëm dhe gjatë gjithë verës na mbyti pluhuri.

Nuk i kemi mbajtur 1 ditë dyer dhe dritare hapur dhe as rrobat të nderim në tel nuk mund t’i vendosnim prej pluhurit të tmerrshëm që krijohej. U rindërtua dhe u bë asfaltimi i ri i komplet rrugës siç duket edhe tek fotoja, asfalti i ri.

Tani para 5 ditësh përsëri kjo kompani ndërtimi u kujtua se duhet të vendosë edhe tubat e ujërave të zeza dhe e rihap prapë këtë gropë të stërmadhe, pa asnjë masë sigurie anash, që larg o Zot të bjeri ndonjë fëmijë në të.

Të përshëndes.

Zjarr Tv Ad