Berisha: Shëndetësia është shkatërruar nga politikat çnjerëzore të Ramës

0
42
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi gjatë një takimi me qytetarë në Shijak se shëndetësia në Shqipëri është shkatërruar dhe si rrjedhojë e kësaj renditemi ndër vendet me numrin më të lartë të vdekjeve nga Covidi.

Berisha shtoi se Tirana renditet në dhjetë pozicionet më të ulëta për sistemin shëndetësor nga 2053 qytete të listuara.

“Ka nevojë për një ndërhyrje emergjente, ka nevojë për një mobilizim të madh për të shpëtuar Shqipërinë dhe Shijakun nga ky regjim si funksionon si një makineri mafioze, mashtrimi, si një makineri gjigande vjedhjeve dhe rrënimi të qytetarëve.

Krahas varfërisë shoqëria shqiptare vuan dhe nga probleme si arsimi dhe shëndetësia. Le të ndalemi te shëndetësia dhe te Tirana.

Për shkak të kësaj shëndetësie të shkatërruar ne humbën nga Covidi më shumë burra dhe gra se çdo vend në Evropë. E diktuar kjo nga një politikë çnjerëzore e atij njeriu që është sot në pushtet. Ajo politik qe një përqendrim çnjerëzor i shtrimeve, një bllokim i shtrimeve në spitale, një kufizim i shtretërve. Kosova me 2 milionë banorë vendosi në dispozicion të Covidit 1300 shtretër dhe Shqipëria me 3 milionë banorë vendosi 630 shtretër”, tha Berisha.

Zjarr Tv Ad