Berisha sulmon ambasadoren Kim në prag të largimit nga Shqipëria: Gjerësish do mbahesh mend si sekretare e PS, kërko falje para se…

0
94
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri Sali Berisha i është drejtuar me akuza të rënda, nga foltorja e Kuvendit, ambasadores në ikje të SHBA në Shqipëri, Yuri Kim.

Berisha e ka nisur fjalën e tij në parlament me një mesazh për ambasadoren Kim, duke thënë se ajo “do të mbetet në histori si një person që abuzoi me pushtetin në vend dhe bashkëpunoi me Edi Ramën”.

Në fund, Berisha tha se përpara se të largohet, Kim duhet t’i kërkojë falje shqiptarëve që nuk reagoi për skandalin e ish-agjentit të FBI-së, Charles McGonigal.

Ish-kryeministri i shpallur non grata nga SHBA për korrupsion masiv dhe pengim të drejtësisë, Berisha, tha se i vetmi “sukses” i ambasadores Kim është dëmtimi i reputacionit të SHBA.

Ne prag të largimit nga Shqipëria dua t’i them zonjës ambasadore se do të mbetet në histori si një person që abuzoi me pushtetin e vendit së bashku me Edi Ramën.

Bëri gjithçka për të shkatërruar opozitën shqiptare. Me qëndrimet tuaja dhe bashkërendimin me qeverinë narkotrafikante, je e vetmja ambasadore e cila në 32 vite largohesh nga ky vend e cilësuar gjerësisht si sekretare e PS. Në këto pak orë që të kanë mbetur kërkoji ndjesë shqiptarëve për McGonigal. Sepse në një nga skandalet më të mëdha të kohërave, nuk u the atyre asnjë fjalë. Si një admirues i palëkundur i vendit të madh të lirisë SHBA, më duhet të shpreh keqardhje të thellë se ju i vetmi “sukses” që merrni me vete është dëmtimi i reputacionit të kombit të madh të lirisë në Shqipëri.

Zjarr Tv Ad