Berisha sulmon hapur Yuri Kim: Ajo bën mbledhje nëpër gjykata për të mbrojtur vjedhjet e Edi Ramës…

0
385
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ishte i ftuar këtë mbrëmje në emisionin ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv. Berisha tha se Rama ka bërë avokatin e Beogradit.

Ndërsa shtoi se ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, shkon nëpër gjykata për të mbrojtur Edi Ramën i cili vetëm ka vjedhur.
“Nëse një ambasdor bën tre mbledhje në gjykata për një javë, e bën vetëm se Edi Rama është hajdut se kjo s’mund të ndodhë kurrë.

Kjo s’është as në kodin e as në ligjet e saj. E bën atë se do të mbrojë kalbësirën e Soros. Veprën e zezë të padronit të Ramës, si mund të shkojë sot te një gjykatë e sot tek një tjetër.

Ndodh në republikën e atij që ka vjedhur e ka bërë çdo gjë kundër vendit të tij. Ne po bëjmë gjithçka për të kthyer votën. Besoj se nga vota Shqipëria mund të vendoset në rrugë të drejtë.”-tha Berisha.

Zjarr Tv Ad