Berisha sulmon Sorosin, ambasadoren e SHBA dhe Ramën nga Lezha: Janë mafia më e rrezikshme ndërkombëtare

0
76
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri Sali Berisha ka përsëritur sulmet e tij ndaj George Soros, ambasadores amerikane në Tiranë dhe kryeministrit Edi Rama gjatë një takimi me demokratët në Lezhë.

Berisha e quajti Sorosin si “mafia më e rrezikshme ndërkombëtare”, ndërsa tha se zhvillimet në PD i sollën Shqipërisë opozitën e vërtetë.

Berisha ndodhet në Lezhë në kuadër të takimeve për garën për kryetar të PD-së, ndërsa rreth orës 18:30 do të jetë në Shkodër.

“Kishim kundër mafien në të rrezikshme ndërkombëtare, atë të George Soros. Dështuan deklaratat e përsëritura të guvernatores, e cila në çdo hap bënte një deklaratë për t’u dekurajuar ju.

Arritëm në një betejë epike, demokratike kundër autokracisë, duke sjellë opozitën e vërtetë. Ne arritëm partinë tonë ta ndërtojmë mbi vullnetin e lirë të anëtarëve të saj. Vazhdimi i misionit tonë është jetik për Shqipërinë, përndryshe kombi ynë ecën çdo muaj e më shumë drejt shpërbërjes, drejt shkretmimt”, u shpreh Berisha.

Zjarr Tv Ad