Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar ashpër Strukturën e Posaçme Anti-Korrupsion dhe Krimit të Organizuar, pas akuzave të bëra ditën e djeshme nga i penduari i drejtësisë Besian Xhixha, i cili akuzoi vrasësin Nuredin Dumani për lidhje me prokurorë e politikanë.
Berisha thotë se Xhixha dhe familja e tij duhet të merren menjëherë në mbrojtje, ndërsa akuzon SPAK-un se nga rrëfimi i Dumanit, i cili gjithashtu është i penduar i drejtësisë, po nxjerrin vetëm ato pjesë që dëshirojnë.
Postimi i plotë i ish-kryeministrit Sali Berisha:
Golden Bullet, rikoshetë mbi narkoqeverinë!
Të mbrohet jeta dhe familja e Xhixhës.
SPAK mbron Dumanin që u rrëfen ato që duan!
SPAK lë në mëshirë të vrasësve Xhixhën për rrëfimin e tij dhe akuzat e tij klamoroze kundër qeverisë dje në sallën e gjyqit.
Besian Xhixha deklaroi dje në sallën e gjyqit atë që ka denoncuar dhjetra herë qytetari dixhital dhe e dinë mirë i gjithë Elbasani:
Lidhjen e Dumanit dhe bandës së Elbasanit me nivelet më të larta të narkoqevereisë, SPAK-un e partisë, narkodrejtësisë dhe narkopolicisë!
Rikujtoni këtu vetëm prokurorin e Elbasanit, Alfred Shehu i cili për të mbrojtur Taulant Ballën dhe bandën e tij gënjeu publikisht më dt 25 prill 2021 duke deklaruar se në makinën e Kel Çamit nuk u gjetën materiale zgjedhore. Në vend të ndëshkimit ligjor për aktin e tij të manipulimit të provave të vend ngjarjes ku mbetën një i vrarë dhe katër të plagosur prokurori i bandës u ngrit në detyrë në Skapin e Partisë.
Xhixha faktoi dje se Dumani ka dëshmuar vetëm vrasjet krimet që deshiron SPAK i partisë dhe jo ato që dëshmojnë se banda mizore ishte e qeverisë dhe mbijetonte me mbështetjen e saj.
Xhixha akuzoi Dumanin se po fsheh krimet e tij pasi sipas Xhixhës vrasësi serial Nexhmedin Dumani ka ekzekutuar jo 7 por 12 vetë.
Të dashur miq afera Dumani fakton:
1- Bosët e krimit të lidhur direkt me qeveritarët narkoshtetin u njoftuan që të largohen nga vendi.
Pikrisht kjo detyroji Ramën të dalë në media fill pas konferencës së shtypit Kraja – Nono me qëllim që të mund të fshihte dështimin e qëllimshëm të operacionit.
2- Dumani është i penduar dhe po flet vetëm ato që dëshiron SPAK i Partisë.
3- Xhixha nxori lakuriq në sallën e gjyqit lidhjet e Dumanit me deputetë, ministra, Skapistë, narkoprokurorë dhe narkopolicë.
Duke denuar kete parodi, loje me krimin te narkoshtetit, ju bej thirrje mediave dhe Avokatit te Popullit te monitorojne me vemendje te madhe kushtet por edhe kercenimet eventuale per eleminim te Xhixhes, deshmitarit te lidhjeve te Edi Rames, narko ministrave, narkopoliceve, narkoskapistave te tij.
Une gjithashtu paralajmeroj Edi Ramen se çdo gje qe do te ndodhe me jeten e Besian Xhixhes do te mbahet personalisht pergjegjes! sb