Berisha takim me anëtarë të njohur të diasporës shqiptare në SHBA

0
60
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka pritur në një takim miqësor, disa anëtarë të njohur të diasporës shqiptare. Berisha shkruan në Facebook, se gjatë këtij takimi i ka shprehur mirënjohjen e thellë Ligës Shqiptaro-Amerikane dhe kryetarit të saj, Joe DioGuardi, për mbështetjen e madhe dhënë demokracisë në Shqipëri dhe lirisë së shqiptarëve në Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe Mal të Zi.

Mesazhi i kreut të PD-së, Sali Berisha:

Një takim miqësor.

Të dashur miq, prita në një takim miqësor anëtarin e Lidhjes Shqiptaro-Amerikane, z. Faik Lata, SHBA, veprimtarin, publicistin e njohur, Naser Bresa, Kosovë, dhe historianin e njohur, autor i një seri veprash historike, Qerim Lita, Maqedoni e Veriut.

Në takim i shpreha mirënjohjen time të thellë Ligës Shqiptaro-Amerikane dhe kryetarit të saj, Joe DioGuardi, për mbështetjen e madhe dhënë demokracisë në Shqipëri dhe lirisë së shqiptarëve në Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe Mal të Zi.

Me miqtë diskutuam mbi gjendjen aktuale tejet të rëndë të demokracisë në Shqipëri dhe zhvillimet në rajon. Takimi ishte i hapur dhe miqësor.

Zjarr Tv Ad