Berisha takim me qytetarët në Shijak: Rrogat dhe pensionet janë ulur gjatë viteve të fundit! Edhe Kosova ka paga më të larta se ne

0
24
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme gjatë një takimi me qytetarët në Shijak se që prej vitit 2014 rrogat dhe pensionet në vendin tonë kanë pësuar rënie më raport me rritjen e çmimeve.

Ai u shpreh se edhe Kosova ka paga më të larta se Shqipëria, ndërsa shtoi se me fondin që qeveria ka pasur në dispozicion, rrogat dhe pensionet mund të ishin 3-fishuar.

“Sot është një regjim. Për 30 vite Shijaku dhe Shqipëria ndryshuan shumë. Nga viti 2007-2014 banorët e Shijakut u rritën nga viti në vit. Nga viti 2014 e deri më 2021 nga Shijaku dhe mbarë Shqipëria u larguan 26% e popullatës.

Nga viti 2014 rrogat dhe pensionet, jo vetëm që nuk u rritën por ato për shkak të rritjes së ndjeshme të çmimeve, ato kanë pësuar një rënie nga viti 2013 të paktën 20-30%. Jo vetëm që marrim rrogat më të ulëta, por ne marrim rrogë më të ulët se Kosova. Një mjek në Kosovë paguhet 1250 euro. Një infermieri në Kosovë paguhet 700 euro. Një ushtarak merr 40-50% më shumë se këtu.

Duhet të shtrojmë pyetjen pse kjo. Nuk pati Shqipëria fond për ta bërë këtë? Nga viti 2014 deri në vitin 2021, Edi Rama ka marrë borxh 500 mld lekë. Ka pasur një rritje nga ekonomia 400 miliardë. Në këto vite me 900 miliardë lekë rrogat dhe pensionet e shqiptarëve mund të ishin 3-fishuar dhe sot mund të kishim një rrogë mesatare 800-1000 euro”, u shpreh Berisha.

Zjarr Tv Ad