Berisha takim me sipërmarrësit: Ndër ligjet e para që do miratojmë është amnistia e bizneseve!

0
46
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi pasditen e sotme në takim me sipërmarrësit se ndër ligjet e para që do të bëjë Partia Demokratike me të ardhur në pushtet do të jetë amnistia e bizneseve.

Ai deklaroi se do të përgatitet një paketë e re fiskale në bashkëpunim me ekspertët me të mirë. Ai tha se PD do të aplikojë të drejtën e dy shtetësive.

“Nuk ka diskutim që ne nuk mbështesim amnistinë fiskale të premtuat nga qeveria por jemi dakord për amnisti fiskale ndaj bizneseve në vend. E konsiderojmë të domosdoshme dhe ju garantojmë do e bëjmë realitet.

Spirali dhe absurditeti i gjobave mbi ju, i penalizimeve është i ndërtuar mbi arbitraritetin shtetëror dhe të qëllimshëm dhe ne nga ligjet e para që do të bëjmë do të jetë ligji i amnistisë fiskale për bizneset e vendit. Jam dakord për sugjerimet për atë që kushtetuta ju garanton. Për pandeminë dhe në tërësi ne do përgatisim paketën tonë fiskale në këtë buxhet pavarësisht nga qëndrimi që mund të mbajë. Do i qëndrojmë asaj pakete që do e përgatisim me ju. Do jemi avoketër të interesave tuaja dhe do bëjmë të pamundurën që ato të merren në konsideratë.

Por nga ana tjetër ju them se pavarësisht nga qëndrimi që mban qeveria, një ligj i dorëzuar nga PD në parlament përbën një detyrim ligjor për t’i qëndruar plotësisht. Do të kundërshtojmë me forcën tonë 23%. Ajo është një taksë shkatërruese për ju dhe për profesionet e lira të cilat janë shtresa e mesme e vendit dhe de facto janë stabilizantët e sistemit. Ne do aplikojmë të drejtën e dy shtetësisë. E aplikon çdo vend që ka kombin jashtë kufijve”, tha Berisha.

Zjarr Tv Ad