Berisha “tallet” me Ulsi Manjën në parlament: Vetëm 2 mushka të kanë mbetur që të….

0
601
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjatë seancës së sotme në Kuvend, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka ironizuar ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja pas të dhënave që kanë dalë në media se të gjithë të afërmit e të njohurit e tij janë punësuar si rrogëtar shteti.

Berisha ka ironizuar dhe me emrin e ministrit, duke iu referuar si “Ulësi”.

Sali Berisha: Ulësi je bërë famoz Ulësi, vetëm dy mushka kanë ngelur në fshatin tënd pa u punësuar që i ka nga fisi yt, të gjithë jeni punësuar ndaj dhe bën badigardin e Ramës ndaj nuk flet një fjalë për Skavicën.

Të sjell ty këtu si binjak të Spiropalit.

Berisha dhe më herët ka denoncuar duke iu referuar mesazhit te dibranit dixhital, dhe shkruan ne rrjetet sociale se “Ulsi Manja vetem qenin e shtepise nuk e ka rrogtar shtetit”.

Zjarr Tv Ad