Berisha thirret nga Krimet e Rënda për Shullazin

0
276
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Prej disa javësh ka nisur gjyqi kundër Emiljano Shullazit në Gjykatën e Krimeve të Rënda.
Avokatët kanë kundërshtuar provat e paraqitura nga prokuroria dhe kanë kërkuar që ato t’i nënshtrohen debatit gjyqësor. Ish-kryeministri Sali Berisha pritet që në seancat e ardhme, në gjyqin kundër Emiliono Shullazit.  Po ashtu në këtë gjyq pritet të japin dëshminë e tyre dhe Ardian Çipa dhe Marsida Musai. Ky ka qenë vendimi i Gjykatës së Krimeve të Rënda, me kërkesë të avokatëve të Emiljano Shullazit. Emri i Berishës në këtë çështje ka dalë nga ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili teksa dëshmonte para gjykatës së Krimeve të Rënda tha se personi që ka dijeni të plotë mbi kërcënimet ndaj dy profesorëve Dhori Kule dhe Mynyr Koni, është SaliBerisha. Avokatët e Shullazit, duke u nisur nga postimi i Berishës në Facebook, kanë kërkuar që dhe ish-kryeministri të jetë pjesë e dëshmitarëve. Sipas informacioneve Berisha pritet të pyetet në lidhje me rrethanat se si ishte vënë në dijeni të këtyre kërcënimeve dhe çfarë dinte mbi këto kërcënime të profesorëve. Gjykata ka pranuar këtë kërkesë të avokatëve dhe ka ftuar në seancën e të martës së ardhshme ish-kryeministrin Sali Berisha të paraqitet në gjyqin e Shullazit

Zjarr Tv Ad