Berisha thirrje donatorëve: Tregoni bujari ndaj shqiptarëve, por ruani paratë

0
96

Emërimi i Arben Ahmetajt si ministër për rindërtimin është një goditje e rëndë për ndihmat dhe donacionet për të prekurit nga tërmeti. I këtij mendimi është ish kryeministri Sali Berisha, i cili përmes një reagimi në Facebook i bën thirrje donatorëve të vazhdojnë të tregojnë bujarinë e tyre ndaj shqiptarëve, por të ruajnë paratë e tyre që mos gllabërohen nga njerëz pranë qeverisë.

Reagimi i plotë i Sali Berishës:

Emerimi i bosit te korrupsionit Ahmetaj goditje e rende per ndihmat, donacionet per te demtuarit nga termeti! Ju bej thirrje donatoreve te deshmojne bujarine e tyre ndaj shqiptareve, por te ruajne parate dhe ndihmat e tyre te mos gllaberohen nga vrimat e zeza te kakistokracise se Edvin Mafise!

Te dashur miq, nga veprimet korruptive te Edvin Mafise gjithçka flet per perdorimin e goditjes nga termeti per nje megakorrupsion te permasave apokakaliotike.

Sipas klasifikimit te fundit nderkombetar, Shqiperia nje muaj me pare renditej ne 23 vendet me te korruptuara te planetit. Ky tregues tejet negativ demton shume vulllnetin e donatoreve per te dhene fondet e tyre ne nje nga vrimat e zeza te korrupsionit boteror.

Po keshtu emerimi i Çuçit te familjes, rast unik ne historine e botes qe nje minister bujqesie emerohet shef i gjendjes se jashtezakonshme, e ben shume te dyshimte procesin e vleresimit te demeve te termetit dhe hetimit te krimit shteteror te Thumanes, Kavaleshences dhe pallateve ne Durres.

Por goditja e meshires procesit te ndihmave iu dha me emerimin e famozit Arben Ahmetaj, i cili eshte i regjistruar si njeri nga boset me kryesor te korrupsionit ne rajon dhe me gjere. Vetem me aferen e djegesve te plehrave ai ka ndare me bosin e tij Edvin Hajdutin rreth 300 milion euro dhe qindra e qindra milione te tjera ne PPP famoze.

Me kete rast ju bej thirrje donatoreve te deshmojne bujarine e tyre para shqiptareve ne nevoje pa ngurim, por te krijojne mekanizmat e pavarura te shperndarjes dhe kontrollit te ndihmave te tyre ne menyre qe parate e takspaguesve te tyre fisnik te shkojne direkt tek njerezit ne nevoje dhe te mos perfundojne ne vrimat e zeza te kakistokracises te Edvin Mafise dhe balozeve te tij te zinj te korrupsionit, Çuçit te familjes dhe Ahmetajt te Hajnise. sb