Berisha, tjetër pyetje Ramës: Si e shpjegon që t’i kundërshtuan negociatat, 2 qeveri socialiste?!

0
15
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri Sali Berisha, i është drejtuar sërish kreut të qeverisë sot, një ditë pas dështimit të tij për hapjen e negociatave të vendit me BE-në, me një pyetje therëse: Si e shpjegon Rama se dy prej qeverive që kundërshtuan hapjen e negociatave me Shqipërinë, ishin socialiste?!

Berisha shkruan në Fb: “Një pyetje për kreun e Meduzës, Edvin Kristaq Drogën, Mbreti i Mbretërisë së Hashashit (the king of kingdom of Marihuana)

Si ua shpjegon ti, o mbret i mbretërisë së Hashashit, siçlistëve shqiptarë, faktin që dje në Bruksel, nga katër qeveri që kundërshtuan hapjen me 9 kushte të negociatave me Shqipërinë, dy ishin socialiste, qeveria e Spanjës dhe ajo e Danimarkës?!”

Shënimin e tij Berisha e ka shoqëruar me këtë karikaturë.

Zjarr Tv Ad