Kryetari i PD-së akuzon kryeministrin Edi Rama si “garantorin” e kokainës së Xibrakës por dhe ngarkesës prej 613 kg kokainë që u sekuestrua më 27 shkurt në Durrës. Nga foltorja e Kuvendit Basha e quajti qeverinë “karteli politiko kirminal” që ndaloi një ngarkesë për të lejuar ngarkesat e tjera me drogë. Basha foli për “linjë droge që funksionon pa ndërprerje që nga ardhja në pushtet e Edi Ramës”. “Nuk i ka hyrë asnjë gjëmb në këmbë. Kaluan 97 ngarkesa dhe u kap vetëm kur partnerët sinjalizuan dhe ia futën të dy këmbët në një këpucë njësoj si në rastin e Xibrakës. U la të kapet vetëm pasi siguruan që cdo kush që mund të conte drejtëpërdrejtë me kupolën qeveritare të jetë jashtë. E njëjta skemë. Kapet shoferi, hamalli, ata që mund të tregojnë bosët e vërtetë ia mbathën dhe mbetemi me një shofer që thotë se malli është për partizanët. Në replikë, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla bëri një retrospektivë për të akuzuar PD-së si model që mbështeti kanabizimin e vendit i cili u luftua pas 2013 kur në qeveri erdhi Partia Socialiste. Më pas komentoi dhe ish kryeministri Sali Berisha i cili tha se Taulanti veç mbiemrit Balla mund të ketë dhe disa mbiemra të tjerë.
Sali Berisha: “Taulant Gjura, sepse me pasaportë diplomatike, kaloi Fatos Gjurën një nga narkotrafikantët kryesorë të Librazhdit në Maqedoni
Taulant Hoxha, kësaj here jo pse këndonte këngë për Enverin. Sepse ishte ushtar i bindur i fisit Hoxha, njëri prej të cilëve u vra në zyra, ndërsa tjetri u ekstradua. Taulant trajneri, ai trajneri i i sportklubit të Librazhdit