Berisha u godit gjatë protestës/ Ish-Presidenti Topi: Një akt i rëndë e i shëmtuar!

0
104
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-Presidenti Bamir Topi tha se goditja e ish-kryeministrit Sali Berisha gjatë protestës nga Gert Shehu, la një shije të keqe në opinionin publik.

I ftuar në emisionin “Frontline”, Topi tha se një ngjarje e tillë përbën një precedent të rrezikshëm përsa i përket qasjes së shoqërisë ndaj liderëve politik.

Për ish-Presidentin, një ngjarje e tillë duhet hetuar thellësisht nga organet përkatëse. Një kritikë, Topi e kishte edhe për truprojat e ish-kryeministrit.

Sipas tij, në raste protestash, truprojat e liderëve politik duhet të jenë vigjilent në çdo moment për të evituar raste të tilla.

Topi: Unë them që është e rëndë dhe e shëmtuar njëkohësisht. Fatmirësisht mbeti aty. Në një situatë të tillë, edhe një i ri fizikisht, i fortë, mund të kalonte shumë keq. La një shije shumë të hidhur, të keqe. Kjo tregon që në këtë shoqërinë tonë, pavarësisht asaj që po thuhet ndaj personalitetit të njeriut që goditi Berishën, shumë gjëra në shoqëri janë çoroditur.

Njerëzit që e rrethonin Berishën, truprojat ishin gati të pavëmendshëm. Nuk do përshkruaj cilësitë e njerëzve që rrethojnë një lider dhe mbrojnë një lider politik. Ata që mbrojnë liderin, duhet të jenë shumë profesionistë. Një akt i rëndë dhune dhe i shëmtuar njëkohësisht. Fatmirësisht pa pasoja. Natyrisht çdo njeri ka fizikun e tij. Fatmirësisht që iku pa pasoja. Njeriu është një qenie biologjike. Kur kemi parë dhe boksierë të trajnuar që rrëzohen në ring.

Zjarr Tv Ad