Berisha u zgjodh në krye të PD, Klevis Balliu: Shpresë për shqiptarët, Berisha është spartan i luftës kundër së keqes

0
90
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish deputeti i PD-së, Klevis Balliu e quan “quan” shpresë zgjedhjen e Sali Berishës në kreun e Partisë Demokratike.

Me anë të një posti9mi në rrjetet soaciale, Balliu e quan Bashën “spartan i vërtetë i luftës kundër së keqës”.

Ndër të tjera ai thotë se zgjedhja e Berishës është shpresë për të gjithë ato çështje që janë të vdekura dhe të deformuara në politikën kombëtare.

Postimi i plotë:

Zgjedhja e Sali Berishës Kryetar i PD-së ose rikthimi i shpresës për këtë vend.

Një ditë më parë përfundoj votimi plebishitar që zgjodhi Sali Berishën kryetar të Partisë Demokratike.

Më pak se për të gjithë kjo ka rëndësi për Sali Berishën.

Ta kuptosh këtë do të thotë të njohësh realisht gjendjen e sotme të shoqërisë shqiptare, gjendjen e vendit në totalin e tij, si dhe çështjen kombëtare.

Shoqëria shqiptare është në kulmin e rrëzimit dhe degradimit të vlerave njerzore, ligjore, morale, pasi vjedhja e plaçkitja janë normë e qeverisjes, qeveritarëve dhe administratës.

Kurrë ndonjëherë nuk është fetishizuar, nuk është mbrojtur dhe fshehur fytyra e krimit, kriminelit dhe abuzuesit si sot.

Kryeministri i vendit udhëheq me ide dhe skema të prodhuara prej tij personalisht një shkatërrim total të resurseve kombëtare dhe të buxhetit.

Shpura e vartësve të tij nuk janë gjë tjetër vetëm se plaçkitësit e kufomës që ka vrarë Kryeministri.

Prandaj zgjedhja e Berishës si spartan i vërtetë i luftës kundër së keqës në këtë vend është shpresë për shqiptarët.

Votimi për Sali Berishën, një shembull i madh i përsëritur pas 30 vjetësh me norma pluraliste dhe demokratike, godet në zemër stilin e mohimit të votës dhe votimit në çfardolloj situatash apo nevojash që ajo paraqitet.

Prandaj është shpresë për rikthimin e votës dhe fuqisë së saj shembulli i zgjedhjes së Berishës.

Zgjedhja e Berishës është shpresë për të gjithë ato çështje që janë të vdekura dhe të deformuara në politikën kombëtare.

Rama e vendosi nevojën kombëtare të shqiptarëve në axhendën e Vuçiçit dhe zgjedhja e Berishës do të shënojë një kthesë të madhe të rikthimit të vetëdijes kombëtare, të maturisë politike dhe të dhimbjes për shqiptarët në Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi e kudo në botë.

Zgjedhja e Berishës është kthimi në normalitet kombëtar e shoqëror, në normalitet politik, në normalitet ligjor. Është kthim në vlera natyrale të shqiptarëve që po i asgjeson dhe po i godet lukunia e hajdutëve, lakejve dhe sahanlëpirësve.

Zjarr Tv Ad