Berisha: Vepra e Azem Hajdarit është një frymëzim i madh për t’u ngritur fuqishëm në protesta

0
11
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari demokrat, Sali Berisha, u bëri thirrje shqiptarëve që të ngrihen në protesta, duke përmbushur misionin njësoj siç e përmbushi Azem Hajdari në vitet ’90.

Pas homazheve te memoriali, Berisha tha se Shqipëria sërish ndodhet në monizëm, ndaj vepra e Hajdarit është një frymëzim për t’u ngritur në protesta.

“Sot, Azem Hajdari me mesazhin e tij është më i gjallë se kurrë. Sot, ne vendosëm ato kurora aty ku ranë Azem Hajdari dhe sivëllai i tij Besim Çera, për t’i nderuar ata, por i vendosëm në kushtet e një monizmi të plotë.

Pasardhësi i bllokmenëve hoxhistë, deshendenti direkt i njeriut që firmosi varjen në litar të disidentit Havzi Nela, është sot në pushtet dhe duke rrëmbyer votën e shqiptarëve, ka vendosur në kontroll të plotë të gjitha pushtetet në këtë vend, duke rikthyer kështu monizmin e plotë.

Në këtë kontekst, vepra e Azem Hajdarit është një frymëzim i madh për shqiptarët, për t’u ngritur fuqishëm në protesta dhe demonstrata dhe për të rrëzuar këtë regjim, i cili qëndron mbi votën e vjedhur, mbi votën e rrëmbyer të shqiptarëve, qëndron mbi lidhjet e tmerrshme me krimin dhe drogën, qëndron mbi varfërimin e frikshëm progresiv të shqiptarëve, qëndron si një vasal i Beogradit, qëndron si një antishqiptar i vërtetë, si një armik i egër i lirive, të drejtave, qenies, identitetit të Shqipërisë dhe kombit shqiptar.

Ndaj është një rast që t’u bëj thirrje shqiptarëve, të përmbushim misionin tonë, siç e përmbushën Azem Hajdari dhe studentët në vitet ’90.

I përjetshëm kujtimi i Azem Hajdarit dhe sivllaut të tij, Besim Çera,” tha Berisha.

Zjarr Tv Ad