Ndërkohë që seanca plenare vijon punimet, ish-kryeministri Berisha e ka quajtur të papranueshëm faktin që kryeministri Rama dhe ministrat nuk janë në salle, ai ka hedhur akuza duke i quajtur skllevër të krimit.
Ai ka kërkuar nga ana e nënkryetares së Kuvendit, Vasilika Hysi, të ndërpresë seancën e të thërrasë Ramën dhe ministrat të jenë të pranishëm.
“A nuk ven re ti zonja kryesuese e seancës se përfaqësuesit më të zi të krimit janë zhdukur si minjtë dhe duan të mbrohen me thinjat e Majkos, ku janë ata, pse kanë frikë? Mendojnë se imazhi i Pandeliut do ti lajë fytyrën sot, të vijnë aty se sytë e kombit janë në ato karrige, bajlozë të krimit që po e zhbëjnë vendin, ndërpre seancën, detyroi të vijnë aty të qëndrojnë. Duhet të jesh në lartësinë e detyrës. Ti Pandeli ngjet si fals aty, i keqpërdorur, thirri kolegët të jenë aty, se duan të maskohen me ty. Vër nga një maskë në cdo karrige aty dhe të shohim si duket. Ulsi, fjalimin ta ka përgatitur Ymer Lala. Pse ta ka përgatitur fjalën Ymeri? Sepse ta kapi për zverrku dhe të nxori nga gara në Dibër. Edhe ato interpretimi që janë për ty janë interpretimet e skllavit. Sepse jo të gjithë jeni shtylla e krimit, ka edhe skllavë të krimit.
Ulsi, gjithçka the ti ishte mashtrim me Venecian, sepse është e shkruar e zezë mbi të bardhë, vetingu është legjitim.
Ndaj secili prej jush….Gjylameti edhe ti je ndrikull, mos do të na lexosh fjalimin e Klodiana Shullazit.
Ju jeni ose shtylla të krimit ose skllevë të krimit,”- tha Berisha.