Pas prezantimit të kandidatit të koalicionit Shtëpia e Lirisë në Durrës, ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar një vizitë pune në shtabin elektoral të Ardian Mukës.
Në fjalën e tij para strukturave demokrate të Durrësit, Berisha ka theksuar se në këto zgjedhje vota është pushtet dhe pushteti është shërbim dhe se vota e qytetarëve nuk është vetëm për bashkinë por edhe për të shpëtuar pluralizmin dhe demokracinë në vend.
Gjthashtu Berisha është ndalur edhe te Porti i Durrësit, duke u shprehur se ai i përket qytetarëve dhe se vullneti i tyre do të vendosë fatin e këtij porti.
Berisha: Vota është pushtet, pushteti është shërbim. Porti është i qytetarëve dhe vullneti i tyre është ai që do të vendos për fatin e Portit të Durrësit. Çdo qytetar është aksioner. Porti është historia e qytetit.
Vota e qytetarëve nuk është vetëm për bashkinë por është për të shpëtuar pluralizmin dhe demokracinë.