Berisha: Vota për Kryemadhin hap rrugën për zgjedhje të parakohshme

0
41
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha, përsëriti disa herë para dibranëve në tubimin përmbyllës së vota për Premtim Kryemadhin dhe Shtëpinë e Lirisë hap rrugën për zgjedhje të parakohshme dhe rikthimin e PD-së në pushtet.

Shqipëria është vend anëtar i NATO-s. Të nesërmen e anëtarësimit në NATO, ai do bënte protestë kundër anëtarësimit. Kurse sot ajo që drejton ministrinë e Jashtme do e quante NATO-n si NATA.

Çdo votë më 6 mars është votë për Shqipërinë, për Kosovën, në interes të paqes në rajonin tonë. Ndaj u bëj thirrje që votat të shkojnë për Premtim Kryemadhin. Asnjë votë për përfaqësuesin e Edi Ramës, që e falimentoi këtë bashki.

Por krahas tij kemi edhe kandidatin e Lulzim Bravës. Po i them se je i regjistruar në librin e zi të Dibrës për heshtjen tënde ndaj mbytjes së Dibrës me hidrocentralin e Skavicës dhe bashkimin tënd me Edi Ramën. Sikundër u bëj thirrje: asnjë votë për kandidatin e tij sepse është gjithçka e stisur kundër opozitës së vërtetë, kundër PD-së së vërtetë. Ju bëj thirrje demokratëve të Dibrës, me 6 mars të bashkohemi më shumë se kurrë, nuk u lidh asgjë me Lulzim Bravën dhe kandidatin e tij.

Votoni Premtim Kryemadhin, votoni për bashkinë tuaj. Votoni për të hapur dyert për zgjedhjet e reja të parakohshme dhe rikthimin e PD-së në pushtet. U bëj thirrje shqiptarëve kudo që janë që gjatë këtyre tre ditëve të bëjmë gjithçka që njerëzit të votojnë më 6 mars për kandidatët e Shtëpisë së Lirisë, të votojnë për ndryshimin, të votojnë për fitoren e PD dhe zgjedhjet e reja parlamentare dhe rikthimin në pushtet, tha Berisha

Zjarr Tv Ad