Berisha zbulon arsyen përse do mbahet protesta në ditën e Samitit të BE në Tiranë: Liderët evropianë ta marrin si akt mirëpritje ndaj tyre, si armiqësor ndaj…

0
12
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri Sali Berisha ka treguar arsyet përse protesta e opozitës do mbahet më 6 dhjetor, ditën kur liderët evropianë do mbërrijnë në Tiranë për samitin e BE.

“Po u plaçkitet Porti në mënyrë më të paimagjinueshme, po përvetësohet nga klani Rama me klane të tjera. Natyrisht axhenda do ketë edhe çështje të tjera, por mendoj se një popull i shndërruar në popull gomonesh, jemi sot, si asnjë komb tjetër ne Evropë mirëpresim dhe u urojmë mirëseardhje kryetarëve të shteteve dhe qeverive.

Protesta jonë synon të dëshmon se në këtë vend i cili po varfërohet, po vidhet, shkretohet çdo muaj e më shumë, aspiratat demokratike janë të pavdekshme, në këtë kontekst, ftoj ta marrin këtë protestë si një akt mikpritje ndaj tyre dhe armiqësor, flagrant të hapur ndaj Ramës, i cili me aferat turpëron çdo komb, qytetarë, lirinë pluralizmin të drejtat e çdo gjë tjetër. Unë këtë sugjerim kisha sot, Kam bindjen se populli opozitar e pret me dëshirën më të madhe për të paraqitur në arenën ndërkombëtare, para lidershipit të nderuar me vërtetësi dhe realitet problematikat e tmerrshme që vendi përballet sot.”

Zjarr Tv Ad