Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbuluar mesazhin e kryeministrit Edi Rama drejtuar organizatave që e mbështesin këtë të fundit.
Sipas Berishës Rama i ka informuar se nëse nuk do të fitojë zgjedhjet e 14 majit, në muajin shtator do të ketë zgjedhje të tjera dhe ai do të largohet nga pushteti.
Ai u shpreh se Rama e ndien humbjen dhe e siguroi atë se në 14 maj Partia Socialiste do të humbasë në zgjedhjet vendore.
“Bizneset do të kenë përgjysmimin e taksave. Energjia me 6 lekë siç ka qenë më parë. Të firmosim fitoren. Mora vesh se Edi Rama kishte paralajmëruar, më kishte kopjuar një mendim në kokë dhe u kishte çuar haber organizatave të tij, “Po nuk fituam do të ketë zgjedhje në shtator dhe do të ikim nga pushteti”. Edhe ja ku po ta them reale. Do të ikësh Edi Rama”, u shpreh Berisha.