Berisha zbulon pasurinë: Jetoj në apartament 124 m2, kursime kam 100.000 euro, diçka më shumë a më pak…

0
217
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka folur për shpalljen e tij “non-grata” nga DASH, duke thënë se ata nuk mund t’i gjejnë asgjë, si përsa i takon pasurisë, por edhe veprimeve të tij politike.

I pyetur se pse nuk e dha dorëheqjen dhe të shkëputej nga PD, Berisha sqaroi se nuk mund të ulë kokën ndaj shpifjeve që i bëhen atij. Ish-kreu i PD tregoi në “Çim Peka Live”, se ai do ta trefishojë betejën e tij, ndërsa përsa i përket pasurisë, tha se ka vetëm një apartament 124 metra katrorë dhe disa kursime deri në 100 mijë euro.

Dudushi: Pse kur u shpallët “non-grata” nuk u shkëputët nga PD, sepse ju e tërhiqni nga pas PD dhe të gjithë ata aty, kren e PD. Të dorëhiqeshit nga çdo funksion dhe të vazhdonit betejën personale që keni?

Berisha: Ashtu duket. Unë çfarë po kërkoj? Një fakt po kërkoj. Po doli një fakt unë jap dorëheqjen nga çdo gjë. Por nëse nuk më japin asnjë fakt mua, pse të dorëhiqem unë nga shpifjet që më bëjnë? Nëse do më nxjerrin fakte atëherë marr çdo vendim.

Dudushi: Nuk po them të ulni kokën dhe të pranoni shpifjet? Po them a ja vlen që beteja juaj të perceptohet dhe si betejë e PD?

Berisha: Jo PD nuk ka asnjë punë në këtë betejë. Unë jo vetëm që nuk dorëhiqem, por do e trefishoj betejën time. Më thoni pasurinë? Jetoj në një shtëpi 124 m2, 34 m2 më shumë se shtëpia që kam pasur në diktaturë. Kam 100 mijë euro kursime, diçka më shumë a më pak se di. Kaq. Po më gjetën më shumë gjëra…

Zjarr Tv Ad