Berisha:”Radhë të gjata, korrupsion, sekserë, nga përfaqësia e narkoshtetit në Athinë!”

0
29
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Vazhdon situata dramatike në dyert e ambasadës shqiptare në Athinë, pavarësisht ndryshimit të drejtuesve që u pretendua nga Qeveria.

Një video e ardhur nga radhët me të cilët vazhdojnë të dynden emigrantët shqiptarë në Greqi, ka nxitur ish-kryeministrin Sali Berisha të denoncojë dhe dënojë ashpër, indiferencën në vazhdimësi të qeverisë së Edi Ramës.

“Situatë dramatike, – shkruan Berisha, –  shërbim torturues prej dy muajsh për emigrantët tanë nga përfaqësia e narkoshtetit në Athinë. Radhë të gjata, korrupsion, sekserë! Turp i madh! Dënoj shërbimin torturues për emigrantët tanë dhe indiferencën kriminale të narkoqeverisë së Edvin Hajdutit ndaj tyre.”

 

 

Zjarr Tv Ad