Berlini/ Refugjati sirian u jep për të ngrënë gjermanëve të pastrehë

0
27
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

“T’i japim diçka në këmbim popullit gjerman”.

Është ky emri i fushatës së themeluar nga Aleks Asali, një emigrant sirian në Gjermani, që synon ndihmën e gjermanëve të pastrehë me një supë të ngrohtë.

Prej tre vjetësh, çdo javë që i paraprin vigjiljes së Krishtlindjes, Asali përshkon me metro qytetin e Berlinit, duke marrë me vete me ushqimin që ai dhe bashkëpunëtorët përgatisin për të varfërit. Ai ndalon në sheshin Aleksandër, ku qëndrojnë zakonisht të pastrehët. “Shumë prej tyre na njohin dhe na presin. Takimet me ta janë gjithmonë të ngrohta, të prekin në zemër”, është shprehur Asali për revistën e njohur gjermane “Bild”.

2 dhjetorin e kaluar, refugjati sirian, i cili la vendin e tij në vitin 2014 për t’i shpëtuar luftës, mori një nderim nga Këshilli Bashkiak i Berlinit për angazhimin e tij në punë vullnetare.

Atë ditë, ai u ngjit në podium bashkë me partneren e tij gjermane, të cilës i bëri publikisht një propozim për martesë.

Zjarr Tv Ad