Partia Forza Italia e drejtuar nga ish-kryeministri Silvio Berlusconi ka festuar 25 vjetorin e krijimit të saj e mbetet një nga forcat politike më të rëndësishme në politikën italiane.
Gjatë festimit të kësaj date të rëndësishme, lideri i Forza Italias, Silvio Berlusconi, ka deklaruar se do të jetë në krye të listës së deputetëve të tij për të garuar në zgjedhjet europiane të majtit 2019.
“Forza Italia është një forcë politike e domdosdoshme në Itali. Është shtylla kurrizore e qEndrës së djathtë italiane”,është shprehur ai, duke informuar elektoratin se do të jetë në krye të listës së deputetëve në zgjedhjet europiane të 26 majit.
Projekti i ri politik i ish-kryeministrit Berlusconi është krijimi i një skeme të re të qendrës së djathtë europiane sipas modelit të qendrës së djathtë të krijuar në Itali.
“Në Bruksel do të jem i pranishëm për këtë betejë të re politike. Si krijuam në Itali qendrën e djathtë do të përpiqemi të arrijmë këtë mrekulli dhe në Europë.”
Për Silvio Berlusconin, për të ndryshuar Europën duhen aleanca të reja politike.
PPE duhet të braktisë aleancën historike me socialistët e të krijojë aleanca të reja me partitë konservatore e sovraniste.
Silvio Berlusconi është për krijimin e një sovranizmi europian kundër komunistëve të rinj që në Itali identifikohen tek Lëvizja 5 Yje, të bazuar në modelin kinez.
“5 Yjet, tha Berlusconi, deklarojnë të jenë komunistë të vërtetë e sot 25 vite nga themelimi i Forza Italia, situata politike është më shumë e komplikuar pasi 5 Yjet janë dhe të papaftë gjë që e bën më të rrezikshme situatën.”
Për ish-kryeministrin italian për të kundërshtuar idelologjinë e komunistëve të rinj siç janë 5 Yjet, Europa nën drejtimin popullor e sovranist duhet të bëhet urë ndërlidhëse mes SHBA e Rusisë për të krijuar një aks të madh e të vetëm politiko-ekonomik perëndimor.