BERLUSKONI: MUND TË RIBLEJ SKUADRËN E MILANIT

0
289
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Silvio Berlusconi mund të jetë sërish president i skuadrës së futbollit Milan. Lajmi është konfirmuar nga vetë ish presidenti kuq e zi i cili ka bërë deklaratën e papritur: Do të jem sërish unë që do të riblej Milanin. Lideri i Forza Italia, në një takim publik në Udine shpjegoi se sipas sondazheve, shitja e klubit tëfutbollit ishte një nga arsyet kryesore për të cilat partia e tij mori vetëm 14.4 për qind të votave në zgjedhjet e fundit. Në kuadër të fushatës elektorale në Udine, Silvio Berlusconi theksoi se për momentin nuk janë ende kushtet e duhura që ai të rimarrë presidencën e klubit të futbollit të cilën e mbajti më shumë se 30 vjet, kohë kur skuadra përjetoi dhe momentet më të mira të saj. Por pronari aktual nuk ka ndërmend ta shesë. Berluskoni, theksoi se vijon të jetë tifoz dhe të ndjekë cdo ndeshje të Milanit, dhe shumë persona e pyesin se pse e ka shitur duke u ankuar për situatën aktuale në të cilën ndodhet skuadra. “Ju rrëfej – vazhdoi ai, se nëse gjërat vazhdojnë kështu, do e riblej shumë shpejt Milanin”. Por për momentin një gjë e tillë duket shumë e vështirë.

Zjarr Tv Ad