Bes Kallaku ndan videon që do t’ju shkrijë së qeshuri

0
3

Aktori i njohur i humorit, Bes Kallaku ka ndarë ditën e sotme një nga videot më të bukura pranë Ajkës. Në videon që do t’ju shkrijë se qeshuri shfaqet Ajka e cila duket se ka nisur të praktikohet si një ‘makeup’ artiste tek babi i saj.

Vogëlsuhja ka nisur ta lyejë, ndërsa Besi ka treguar edhe sikletin e këtij momenti. “Meqë ra llafi, ku e boni tualetin ju mi gra??? 😂😂😂. Mirëmgjes prindër baballarë që nuk ia prishni fëmijës! Zoti ju rujt!”, ka shkruar Kallaku krah postimit ku nuk kanë munguar komentet e ndryshme nga ndjekësit.

Besi ka ndarë herë pas here momente plot humor me vajzën e vogël, e cila duket se argëtohet maksimalisht me babin që nuk ia prish qejfin në asnjë moment.

Besi ka ndarë herë pas here momente plot humor me vajzën e vogël, e cila duket se argëtohet maksimalisht me babin që nuk ia prish qejfin në asnjë moment.