Besa i kthehet keq Kumbaros për Lahutën : Antishqiptare !

0
81
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Besa Kokdhima është një nga këngëtaret  më të ndjekura, në rrjetet sociale në të cilat shpesh ndan me ndjekësit fotografi të ndryshme nga jeta e saj private.

Së fundmi, këngëtarja ka reaguar përmes një statusi në llogarin e saj personale ‘Instagram’,  dhe bëhet fjalë për instrumentin e lahutës, që është certifikuar nga UNESCO si pasuri kombëtare Serbe.

Ajo  fajëson ministrinë e Kulturës si antishqiptare për kërkesën për regjistrim të UNESCOS të Lahutës, si vegël shumëkombëshe dhe jo shqiptare.

“MOS MA PREK LAHUTËN!  E shokuar me lajmin se LAHUTA na qenka çertifikuar si pasuri kombëtare e Serbëve nga UNESCO. Akoma më shokuese se atrofia, paaftësia dhe antishqiptarizmi i Ministrisë sonë të Kulturës, është reagimi i tyre, dhe kërkesa për regjistrim te UNESCO i Lahutës si vegël shumëkombëshe dhe jo Shqiptare!

Nuk ka fund paturpësia juaj! Lahuta ILIRE, 9000 vjeçare, Eposi i Kreshnikëve dhe historinë e pasuritë tona Kombëtare po i shisni! Dosja e historianëve e muziko/etnologëve fle në raftet tuaja, mjerë ky vend për ju! Mjerë ne pasardhësit e ILIRËVE që për pak do na shesin se kemi ardhur të fundit në gadishullin “Ballkanik”(ILIRIK!) JU FTOJ TË GJITHËVE TË REFUZOJMË KËTË TURP, KËTË SHITJE E KËTË VARFËRIM E TJETËRSIM TË IDENTITETIT TONË KOMBËTAR!,”- shkruan Besa në rrjete sociale.

Zjarr Tv Ad