Deklarata e fundit e aktorit me origjinë shqiptare, i njohur ndërkombëtarishtt, Jim Belushi, ka ngjallur shumë diskutime. Madje shumë persona, nuk e konsideruan edhe të vërtetë, kërkesën e tij për të shtuar kontaktet me vëllezërit shqiptarë.
Mirëpo, duket se kjo deklaratë nuk ka kaluar pa u komentuar edhe në spektaklin e humorit “Kosherja”, ku mbrëmjen e djeshme, ku është ironizuar me plot humor nga dy moderatorët, Jona Spahiu dhe Bes Kallaku.
Besi: Ça mendon ti se nuk ka ardhur kush nga jashtë shtetit për të jetuar në Shqipëri?
Jona: Po, jo mo se unë të paktën VIP-a, nuk njoh ndonjë VIP që ka lënë vendin e vet për të ardh për të jetuar në Shqipëri.
Besi: Po jeni mosmirënjohësa mo, po pse Lul Basha nuk e la Holandën dhe tani po jeton në Shqipëri. Po për kë e bëri? Për mua, për ty e bëri, për ne shqiptarët e bëri. Po tjetër mi tjetër. Edi Rama e la Parisin, e la Francën edhe erdhi në Shqipëri për mua e për ty. Me thonjë të paprerë erdhi vetëm për të jetuar në këtë vend.