Besimtarët myslimanë festojnë nesër Kurban Bajramin. Ata do të falin namazin në sheshin ‘Skëndërbej’ në kryeqytet.
Festimet e Bajramit do të filloi në orët e para të mëngjesit me faljen e namazit të sabahut.
Ceremonia do të vazhdojë me fjalën përshëndetëse të kryetarit të Komunitetit Mysliman, Bujar Spahiu. Më pas besimtarët e pranishëm në shesh do të shpërndahen për të festuar me familjet dhe të afërmit e tyre.
Njoftim i plotë i KM:
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë njofton të gjithë besimtarët se dita e parë e Kurban Bajramit është të shtunën (nesër), më 09 korrik 2022.
Kurban Bajrami do të falet në sheshin “Skënderbej”, Tiranë.
Programi i Kurban Bajramit vijon si më poshtë:
05:40 Hapja e programit – Moderator, z. Dorian Demetja
05:45 Këndim Kurani, nga hafizi Enes Hyka
05:55 Fjala përshëndetëse e Kryetarit të KMSH-së, H. Bujar Spahiu
06:05 Falja e namazit të bajramit, prin Kryetari i KMSH-së, H. Bujar Spahiu
06:15 Hutbeja e Bajramit, nga Nënkryetari i KMSH-së z. Taulant Bica