Besnik Muçi nuk njeh vendimin e KPA, paraqitet në Gjykatën Kushtetuese

0
18
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ashtu siç paralajmëroi një ditë më parë, Besnik Muçi duket se nuk do të njohë vendimin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit për shkarkimin  e tij nga detyra.

Si çdo ditë tjetër, edhe sot ai është paraqitur në Gjykatën Kushtetuese në cilësinë e anëtarit të kësaj gjykate.

Të enjten, Kolegji i Posaçëm i Apelimit shkarkoi nga detyra ish-prokurorin e Krimeve të Rënda, i dekretuar nga Presidenti i Republikës si anëtar i Gjykatës Kushtetuese.

Vendimi u shpall në orën 11:00 nga kryetari i trupit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Sokol Çomo.

“Shkarkohet nga detyra subjekti i rivlerësimit Besnik Muçi, prokuror në procesin e rivlerësimit, gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese në momentin e shpalljes së vendimit. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm ” 

Trupi gjykues çmoi se subjekti i rivlerësimit “është në kushtet e deklarimit të pamjaftueshëm të pasurisë. Nuk mund të gëzojë besimin e publikut për të qëndruar në detyrë. Ka kryer deklarim të pasaktë dhe të pamjaftueshëm të pasurisë së tij dhe personave të lidhur me të.

Muci e quan: Nul

Por një vendim i tillë konsiderohet nul nga Muçi, i cili thotë se në momentin që ka bërë betimin si anëtar i Gjykatës Kushtetuese ky vendim nuk ka më efekt.

Zjarr Tv Ad