Besnik Muçi: Vazhdoj të jem anëtar i Gjykatës Kushtetuese

0
36
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Menjëherë pas dhënies së vendimit nga ana e Kolegjit të Posaçëm të Ankimimit (KPA) për shkarkimin nga detyra, anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Besnik Muçi, i cili e ndoqi personalisht seancën, reagoi për mediat.

Duke folur përpara gaetarëve të shumtë, të cilët i ka falenderuar `me ndonjë përjashtim`, ai tha se KPA nuk ka kompetencë mbi anëtarin e Gjykatës Kushtetuese.

Muçi, pasi ka shpjeguar në detaje pasurinë e tij dhe të bashkëshortes, të cilën ia nxorën `të pajustifikuar`, ka deklaruar se ky vendim nuk e prek pozicionin e tij si anëtar i GJK.

“Mëkati im i vetëm është që kandidova për anëtar të Gjykatës Kushtetuese… Vendimi nuk prek pozicionin tim si anëtar i Gjykatës Kushtetuese. Në momentin që kam humbur statusin e prokurorit, KPA nuk ka pasur më kompetencë për të shqyrtuar çështjen time. Mbarimin e mandatit tim e vendos vetëm Gjykata Kushtetuese”, tha ai.

Zjarr Tv Ad